Lampedusa, 16 gusht (AP) - Brenda pak orësh në ishullin italian të Lampedusas kanë arritur qindra emigrantë nga Afrika. Autoritetet italiane kanë njoftuar se të gjithë emigrantët janë nisur nga porti i Sfaksit në Tunizi.
Ky port është pikë e nisjes së udhëtimit për kalimin e Detit Mesdhe drejt Italisë. Shumë prej emigrantëve janë shpëtuar nga rojat bregdetare të Italisë dhe në brigjet italiane kanë arritur me disa anije. Gjatë tërë verës, autoritetet kufitare të Italisë kanë transferuar brenda dhe jashtë qendrës me kapacitet prej 40 personash. Mirëpo në javët e fundit në këtë qendër janë akomoduar mijëra emigrantë.
Pas disa ditësh në ishull, emigrantët transferohen në pjesë të tjera të Italisë. Të martën pritej të tejkalohej numri prej 100 mijë emigrantëve që kanë arritur sivjet në Itali. Është më shumë se dyfishi i numrit për periudhën e njëjtë të vitit 2022. Sipas Kombeve të Bashkuara, vetëm sivjet, 2 mijë e 175 persona kanë humbur jetën duke lundruar drejt shteteve të Evropës nga Afrika dhe Lindja e Mesme.
-
41 migrantë humbën jetën pas fundosjes së një anije në afërsi të bregdetit italian
-
Rritet ndjeshëm numri i migrantëve në Lampedusa të Italisë
-
Tetë refugjatë nga Afrika vdesin afër brigjeve të Italisë
-
Qindra emigrantë arrijnë në brigjet italiane
-
Më shumë se 40 emigrantë humbën jetën në brigjet e Tunizisë