41 migrantë kanë vdekur pas fundosjes së një anije në afërsi të ishullit italian Lampedusa, kanë bërë të ditur një grup i të mbijetuarve, raporton BBC.
Grupi prej katër personave i mbijetoi katastrofës dhe i tha shpëtuesve se anija ishte nisur nga Sfaxi i Tunizisë dhe u fundos ndërsa kishte destinacion Italinë.
Katër të mbijetuar, nga Bregu i Fildishtë e Guinea, arritën në Lampedusa të mërkurën.
Mbi 1800 persona kanë humbur jetën e tyre deri më tash këtë vit duke tentuar të arrijnë Evropën nga Afrika Veriore.
Autoritetet tuniziane thonë se Sfaxi, që është 130 kilometra nga Lampedusa, është bërë si një portë e popullarizuar për migrantët që po kërkojnë jetë më të mirë në Evropë.
Në ditët e fundit, autoritetet italiane kanë shpëtuar rreth 2000 migrantë tjerë që arritën në Lampedusa.
-
Të paktën 26 migrantë të vdekur nga fundosja e dy anijeve në Itali
-
Të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga mbytja e dy anijeve në Mesdhe
-
Qindra emigrantë nga Afrika arrijnë në Itali të martën
-
Rreth 30 të zhdukur pasi dy anije u përmbytën në Lampedusa
-
Qindra emigrantë të zhdukur në brigjet e Greqisë