Trupat e tetë refugjatëve janë nxjerrë nga deti afër brigjeve të Italisë nga ekipet e shpëtimit. Gjatë operacionit janë shpëtuar 42 refugjatë të tjerë që po tentonin kalimin e Detit Mesdhe nga Afrika. Të mbijetuarit janë dërguar në ishullin e Lampedusas në Itali.
Rojat bregdetare të Italisë kanë njoftuar se një burrë dhe një foshnje kanë rënë në det gjatë përpjekjeve të tyre për kalim në Evropë. Të mbijetuarit kanë thënë se foshnja ka vdekur nga temperaturat e ftohta dhe nëna e kishte hedhur në det. Burri pastaj kishte kërcyer për të marrë trupin e tij dhe ishte zhdukur në dallgët e fuqishme. Refugjatët janë bllokuar në një varkë peshkimi, të cilës nuk po i punonte motori.
Të gjithë refugjatët ishin të dehidratuar dhe disa prej tyre dyshohet se kanë vdekur nga hipotermia. Të mbijetuarit kanë thënë se janë nisur nga Tunizia të shtunën e javës së kaluar.
Në mesin e tyre ishin 200 refugjatë që po lundronin me tre varka.
Sipas agjencive të refugjatëve, në fillim të vitit 2023 kanë arritur në Itali 7 mijë e 46 refugjatë, kryesisht nga Afrika e Veriut, ndërkaq 241 kanë vdekur gjatë kalimit në Evropë.
-
Të paktën 26 migrantë të vdekur nga fundosja e dy anijeve në Itali
-
Të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga mbytja e dy anijeve në Mesdhe
-
Nëntë të vdekur nga përmbysja e varkës në Lampedusa
-
Qindra emigrantë nga Afrika arrijnë në Itali të martën
-
41 migrantë humbën jetën pas fundosjes së një anije në afërsi të bregdetit italian