Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rritet ndjeshëm numri i migrantëve në Lampedusa të Italisë

Më shumë se 3 mijë migrantë kanë arritur në ishullin italian të Lampedusas teksa dhjetëra barka janë shpëtuar nga rojat bregdetare të shtetit italian.

Gati 5 mijë migrantë kanë arritur në Itali mes së enjtes dhe të premtes, duke nxitur reagimin e rojave bregdetare që kanë shpëtuar mijëra prej tyre në ujërat mes Kalabrisë dhe Sicilisë.

Migrantët me më shumë se 50 barka janë strehuar në qendrat e refugjatëve në ishull, por këto qendra kanë kapacitet vetëm për 400 persona.

Agjencitë OKB-së për refugjatët, kanë vlerësuar se 300 persona kanë vdekur ose janë zhdukur gjatë kalimeve nga Afrika në Evropë.