Të paktën 40 emigrantë, përfshirë foshnja, kanë vdekur pasi varka e tyre u fundos në brigjet e Tunizisë, në një nga katastrofat detare më vdekjeprurëse në rajon këtë vit, thonë autoritetet.
Një zyrtar tha se varka u përmbys pranë portit mesdhetar të Mahdias në Tunizinë qendrore, ndërsa mbante rreth 70 emigrantë.
Zyrtari shtoi se të gjithë personat në bord ishin nga Afrika Sub-Sahariane, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kjo është katastrofa e fundit që ka goditur emigrantët që përpiqen të kalojnë Mesdheun nga Afrika në Evropë, shkruan BBC.
Më shumë se 210.000 njerëz kanë tentuar ta kalojnë Mesdheun qendror në vitin 2023, sipas të dhënave të publikuara OKB-ja.
Më shumë se 60.000 janë zënë dhe janë kthyer në brigjet afrikan, ndërkaq 2.000 kanë humbur jetën.
Edhe
Të paktën 11 të vdekur nga përmbysja e një varke me emigrantë në Mesdhe
Rreth 30 emigrantë janë shpëtuar në katastrofën e fundit e cila ndodhi të mërkurën.
Autoritetet tuniziane kanë hapur hetime për rrethanat që kanë çuar në këtë katastrofë.
-
Të paktën 18 migrantë të vdekur nga fundosja e një varke në Detin Mesdhe
-
Mbi 60 migrantë të vdekur pas përmbytjes së një varke pranë brigjeve të Jemenit
-
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur
-
Katër të vdekur pas fundosjes së një varke në Kanalin Anglez