Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qentë ushtarakë, ndihmës të mëdhenj në ushtrinë ukrainase [VIDEO]

Qindra qen ushtarakë i ka përfshirë Ukraina në luftë ndaj Rusisë. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës publikoi pamje të trajnimeve së ushtarëve me qen luftarakë, që po përdorën për zbulim të minave dhe të trupave ruse.

Videoja e Ministrisë ka marrë mijëra reagime në Twitter, duke e konsideruar këtë kafshë edhe si hero në luftë ndaj agresionit rus.

Në shtatorin e 2022-s, Ukraina njoftoi se ka angazhuar një numër të madh qensh për shërbim në Rojën Kufitare.

Këta qen, sipas autoriteteve, do të përdorën derisa ata t'i mbushin tetë vjet.