Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina po hyn në një fazë të re të luftës, sipas ministrit të Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, ka thënë se vendi po hyn në një fazë të re të luftës me Rusinë, shkruan BBC të premten.

Reznikov u zotua të armatosë një milion luftëtarë duke përdorur armët dhe pajisjet e reja ushtarake që SHBA-ja dhe vendet e tjera perëndimore i kanë dhuruar vendit gjatë dy javëve të fundit.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se gjatë fillimit të luftës, vullnetarët ishin jashtëzakonisht ndihmues dhe falë tyre u zgjodhën shumë gjëra të ngutshme.

“Për të fituar, Ukraina duhet të planifikojë me kujdes burimet dhe të shmangë gabime”, shtoi Reznikov.

Ai vuri në theks edhe ndihmat e mëdha, në formë donacioni, që po i vijnë Ukrainës.

Lufta në Ukrainë nisi me ofensivën ruse më 24 shkurt të këtij viti.