Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin, po përgatitet për një ofensive të re e të madhe për vitin e ri, nga një numër të madh pengesash në fushën e betejës për Rusinë në muajt e fundit.
Siç raportoi TheGuardian të enjten, Reznikov u shpreh se deri më tani, forcat ukrainase ishin të gatshme t’iu kundërpërgjigjeshin sulmeve raketore të Rusisë, që synonin infrastrukturën kyçe, përfshirë rrjetin e energjisë.
Gjatë kësaj jave, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kreu i Forcave të Armatosura, Valerii Zaluzhnyi dhe shefi i Forcave Tokësore, Oleksandr Syrskii, mbajtën konferenca për media, ku kërkuan nga vendet perëndimore t’iu ndihmojnë me furnizime ushtarake.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka premtuar Zelenskyt se do ta ndihmojë Ukrainën me furnizime të shumta kundër agresionit rus.
-
Ukraina paralajmëron ofensivë të madhe tokësore të Rusisë në vitin e ri
-
Zelensky: Putini po përgatitet ta sulmojë edhe një shtet tjetër evropian
-
Zelensky paralajmëron sulme të reja thellë brenda Rusisë
-
Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin
-
Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake