Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina paralajmëron ofensivë të madhe tokësore të Rusisë në vitin e ri

Ukraina ka akuzuar Rusinë për planifikimin e një ofensive të madhe tokësore për fillim të vitit të ri.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të lartë të shtetit kanë paralajmëruar se Kievi dhe aleatët e tij duhet të kenë kujdes.

Sipas gjeneralëve të lartë të ushtrisë ukrainase, ofensiva mund të vijë në rajonin lindor të Donbasit, në jug apo edhe drejt Kievit.

Mirëpo analistët perëndimorë thonë se aftësia e Rusisë për të kryer operacione të suksesshme sulmuese tokësore po pakësohet me të shpejtë.

Oficeri më i lartë ushtarak i Britanisë, admirali Sir Toni Radakin, këtë javë ka deklaruar se Rusia po përballet me mungesë kritike armatimi.

Edhe Ukraina paralajmëron ofensivë të madhe ruse gjatë fundvitit Botë Ukraina paralajmëron ofensivë të madhe ruse gjatë fundvitit

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksi Reznikov, ka thënë se po shtohen provat se Rusia, e cila ka pësuar një seri humbjesh në fushëbetejë, planifikon një ofensivë të re të gjerë.

Sipas tij kjo mund të ndodhë në shkurt të vitit që vjen, kur gjysma e 300 mijë trupave të rekrutuara nga Rusia në tetor për të mbështetur luftën e Ukrainës, do të përfundojnë trinimin. BBC