Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lufta në llogore, çfarë tmerri po përjetojnë ushtarët rusë [VIDEO]

Nëpërmjet një videoje 6-minutëshe, Ukraina ka shfaqur luftën dhe rezistencën ndaj caqeve ruse.

Blogu “Operativno_ZSU” publikoi disa prej momenteve ku Ukraina shkatërroi trupat ruse që po qëndronin brenda llogoreve.

Artileri e rëndë po përdoret nga Ukraina ndaj Rusisë, derisa edhe këmbësoria është e aktivizuar.

Sulmet, që shihen në blogun ushtarak janë masive dhe detonime të mëdha.

Në përditësimet e fundit, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka bërë të ditur se që nga 24 shkurti i 2022-s janë vrarë 244.270 ushtarë rusë.