Ushtria ukrainase u fut në një llogore ruse dhe arriti ta çlironte, derisa në pamjet e publikuara shihen rusët që po vriteshin “me radhë”.
Në pamjet e publikuara nga blogu Operativno_ZSU, shihen trupat e Ukrainës se si futen në qetësi brenda kësaj hapësire, e ia dalin t'i vrasin të paktën 10 ushtarë.
Lokacioni i këtij sulmi s'u bë i ditur, ndërsa ukrainasit dëgjohen teksa thirrin se kanë kapur zonën.
“Ushtarët e Ukrainës hynë në llogoret e armikut në drejtimin jugor nga pjesa e pasme dhe shkatërruan 10 pushtues. Në jug, gjatë misionit, operatorët e qendrës detare për qëllime speciale mundën të hynin në pjesën e pasme të armikut. Një grup ushtarak e kapi në befasi armikun. Të kapluar nga befasia, disa ushtarë armiq u përpoqën të rezistonin. Por, siç shihet në videon e filmuar nga një ushtarët tanë, ata (rusët) e kishin kot”, thuhet në njoftimin e blogut në Twitter.
Воїни ССО України з тилу зайшли в окопи противника на Південному напрямку і знищили 10 окупантів.
— Оперативний ЗСУ (@operativno_ZSU) June 19, 2023
На півдні під час виконання завдання оператори морського центру спеціального призначення змогли зайти в тил до ворога. Бойова група воїнів ССО застала противника зненацька.… pic.twitter.com/zCRFlsmuB0
Ushtria ukrainase ka shpërndarë kundërofensivën në disa rajone. Instituti Amerikan i Luftës (ISW), ka njoftuar se janë çliruar disa rajone të vogla.
-
Lufta në llogore, çfarë tmerri po përjetojnë ushtarët rusë [VIDEO]
-
Pamje të rënda brenda llogoreve, si po dekompozohen trupat e rusëve të vrarë
-
Ukraina kap peng disa rusë brenda llogoreve
-
Momenti kur Ukraina i bombardoi rusët në llogore
-
Rusët ranë në kurth, momenti kur u dorëzuan para ushtrisë ukrainase