Një grup i forcave ruse u kapën peng në llogore nga ushtria ukrainase derisa po luftonin. Në pamjet e publikuara nga “Operativno_ZSU” të mërkurën shihen ushtarët që i lëshuan përtokë armët dhe i vendosën duart mbi kokë në shenjë të dorëzimit.
Поповнення обмінного фонду!!! pic.twitter.com/xKXAfzoFOS
— Оперативний ЗСУ (@operativno_ZSU) April 19, 2023
Në pamjet e publikuara në Twitter shihen të paktën 6 ushtarë rusë, derisa s'u bë e ditur se çka ndodhi më pas me ta e as lokacioni i këtij rasti.
Ditë më parë, ushtritë ukrainase dhe ruse bënë shkëmbimin e qindra ushtarëve të zënë robër.
Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin Bakhmut tash e disa muaj. Ukraina ka paralajmëruar ofensivë masive në atë zonë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina shfaq pamjet e rusëve të kapur peng
-
Luftë brenda llogoreve, si i detyroi Ukraina të dorëzoheshin trupat ruse
-
Ukraina zapton llogoren e rusëve, dalin pamjet si ushtarët “rrëzoheshin” radhazi
-
Ukraina kap peng disa rusë brenda llogoreve
-
Ushtarët rusë në kurth, si e organizoi sulmin Ukraina në zonën e bllokuar