Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Luftime të rrepta në Donetsk, Ukraina publikon operacionin ndaj trupave ruse

Se luftime masive po zhvillohen në Ukrainë e dëshmon një video e publikuar nga mediumi opozitar rus, Nexta. Në pamje shihen ushtarë ukrainas duke luftuar në fushë të hapur në fshatin Krasnogorivka në rajonin e Donetskut.

Në pamje shihen ushtarë që qëndrojnë brenda një ndërtese të shkatërruar, e pastaj shpërndahen në mënyrë të organizuar.

VIDEO:

https://twitter.com/nexta_tv/status/1769426215637500150

Aksione të shumta po ndodhin edhe në lokacione të tjera.

Ukraina pretendon se ushtrisë ruse ia ka vrarë mbi 400.000 ushtarë e mijëra tanke ia ka shkatërruar.

Edhe Si ishin ditët e para të luftës në Ukrainë? Botë Si ishin ditët e para të luftës në Ukrainë?

Ukrainasit dëgjohen duke bërtitur për organizim dhe nisje të aksioneve.

Lufta po vazhdon edhe në ditën kur lideri rus, Vladimir Putin, e siguroi mandatin e pestë të presidentit.