Trupat ukrainase kryen një sulm masiv ndaj caqeve ruse në rajonin e Bakhmutit, ka raportuar të hënën mediumi britanik “The Sun”.
Në pamjet e publikuara shihen dhjetëra tanke ruse që po lëviznin në një drejtim radhazi, kur nga distanca nëpërmjet predhave, një pjesë e madhe e tyre u qëllua me sukses.
Tanket u përfshinë nga zjarre dhe u dogjën, derisa nuk është bërë e ditur sa prej ushtarëve që gjendeshin në to u vranë.
Ukraina ka shtuar kundërofensivën ndaj trupave ruse nëpërmjet aksioneve masive.
Luftime të ashpra po zhvillohen në disa fronte, derisa ushtria vendase ka shënuar sukses në luftën e llogoreve.
Artikuj të ngjashëm