Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina bombardoi masivisht lokacionin ku trupat ruse kaluan në grumbuj

Me shpërthime masive, ushtria ukrainase e bombardoi një lokacion ku trupat ruse parakaluan disa momente më parë, në një zonë lufte.

Në pamjet e blogut ushtarak “Operativno_ZSU”, shihen trupat ruse që në grumbuj kaluan pranë disa objekteve banimi, por disa minuta më pas, lokacioni u shndërrua në tym e flakë nga bombardimet nga distanca.

Lokacioni nuk është bërë i ditur, ndërsa nuk dihet se sa ushtarë rusë pësuan në këtë sulm.

Nëpërmjet kundërofensivës, Ukraina ka nisur çlirimin e tokave të saj, që janë okupuar nga agresioni rus.

Kundërofensiva e nisur javë më parë ende s’ka dhënë detaje mbi numrin e viktimave ose të humbjeve ruse.

Ushtria ukrainase e bombardoi një lokacion ku trupat ruse kaluan në grup