Brigada e 77-të e ushtrisë ukrainase kreu një sulm të papritur mbi një grup ushtarësh rusë, shkroi blogu ukrainas “Operativno_ZSU” të dielën.
Në pamjet e publikuara shihen trupat e dhjetëra ushtarëve të vrarë, ndërsa për shkak të pamjeve të ndjeshme, fytyrat iu janë fshehur. Blogu shkroi se grupi është shkatërruar e një pozicion i armikut është pastruar, ndërsa s’ka bërë të ditur se në cilin lokacion ka ndodhur sulmi.
Aktualisht luftime të ashpra po zhvillohen në qytetin Bakhmut.
Rusia po pretendon se ka pushtuar një pjesë të madhe të vendit, derisa autoritetet ukrainase thanë se po vazhdojnë rezistencën.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë
-
Vala e sulmeve ruse lë të paktën 16 të vdekur në Ukrainë
-
Inteligjenca britanike thotë se gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë
-
Të paktën pesë të vdekur nga një sulm rus në Ukrainë