Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini viziton të mobilizuarit në terrenin e stërvitjes

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vizituar trupat e mobilizuara në një terren të stërvitjes në rajonin perëndimor të Ryazanit, sipas një deklarate të publikuar nga Kremlini të enjten, shkroi CNN-i.

Sipas deklaratës, Putini ka inspektuar koordinimin luftarak të njësive dhe gatishmërinë e personelit ushtarak për të kryer detyrat në vendndodhjen në Qarkun Ushtarak Perëndimor.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i prezantoi Putinit një raport mbi stërvitjen luftarake për të mobilizuarit.

“Vladimir Putini inspektoi ushtrimet praktike si pjesë e trajnimit taktik, të armëve të zjarrit, inxhinierisë dhe ato mjekësore”, kanë thënë zyrtarët.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se instruktorët po trajnojnë ushtarakët e sapomobilizuar me intensitet të shtuar.

Edhe Putini viziton Kurskun për herë të parë pas pushtimit nga Ukraina Botë Putini viziton Kurskun për herë të parë pas pushtimit nga Ukraina

Presidenti rus njoftoi në shtator se ai kërkonte të rekrutonte 300,000 personel ushtarak, por ekzekutimi i tij është kritikuar gjerësisht brenda Rusisë .

Procesi i cili ka pasur gabime, ka shkaktuar protesta dhe një eksod masiv kur u njoftua muajin e kaluar.