Presidenti rus, Vladimir Putin, është duke u dhënë udhëzime drejtpërdrejt gjeneralëve në terren, kanë njoftuar të enjten, dy burime të njohura me inteligjencën amerikane dhe perëndimore për CNN-in.
Sipas këtyre burimeve, kjo taktikë menaxhimi e një ushtrie moderne është e pazakontë dhe lë të kuptohet për strukturën komanduese jofunksionale ruse.
Siç raportohet, përgjimet e inteligjencës kanë kapur oficerët rusë duke debatuar mes tyre dhe duke u ankuar te miqtë e të afërmit për vendimmarrje nga Moska.
Ka mosmarrëveshje të rëndësishme mbi strategjinë me liderët ushtarakë që përpiqen të bien dakord se ku të përqendrojnë përpjekjet e tyre për të mbështetur linjat mbrojtëse, kanë thënë këto burime.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka pohuar se po ripozicionon forcat drejt verilindjes së Kharkivit, ku Ukraina ka arritur të rimarrë disa zona të pushtuara, por burimet amerikane dhe ato perëndimore kanë thënë se pjesa më e madhe e trupave ruse mbeten ende në jug.
Edhe
Putini i bindur se Rusia do t’i arrijë objektivat ushtarake në Ukrainë
Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm të mërkurën që pritet të përfshijë thirrjen e 300.000 rezervistëve.
Zyrtarët e administratës Biden thanë të mërkurën, se fakti që ai ka e bëri këtë lëvizje tregon ashpërsinë e mungesës së fuqisë punëtore të Rusisë dhe sinjalizon dëshpërim në rritje të popullit rus.