Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me shefat e ushtrisë kur është raportuar se po planifikon serinë e sulmeve në Ukrainë. Kremlini ka raportuar se presidenti rus nga e premtja ka qëndruar në bazën e “operacionit special ushtarak”. Putini është parë përkrah ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefit të forcave të armatosura, Valeriy Gerasimov.
Takimi i Putinit me udhëheqësit ushtarakë është mbajtur teksa zyrtarët ukrainas kanë thënë se Moska është duke u përgatitur për ofensivën e re, e cila do të nisë pas disa humbjeve të njëpasnjëshme në frontin e luftës.
Forcat ukrainase kanë bërë një sërë përparimesh të mëdha në muajt e fundit, duke përfshirë rimarrjen e Khersonit - i vetmi qytet i madh i kapur nga forcat ruse deri më tani.
Dhe kolapsi i forcave të Moskës në Ukrainën lindore në fillim të këtij viti bëri që shefat ushtarakë të ishin në qendër të kritikave nga figura të medias pro-Kremlinit.
Prania e gjeneralit Gerasimov i jep fund zërave që qarkullojnë në internet se ishte shkarkuar nga posti i tij. 67-vjeçari është vënë në shënjestër të kritikave intensive nga komentuesit, të cilët e kanë akuzuar se është tepër i kujdesshëm.
Takimi i Putinit pasoi pretendimet e komandantit të ushtrisë ukrainase se Moska mund të nisë një ofensivë të re në fillim të vitit 2023. Ai paralajmëroi se Rusia po përgatiste rreth 200 ushtarë për ofensivën ndaj Kievit.
Edhe
Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë
Në shkurt, trupat ruse përparuan drejt kryeqytetit ukrainas Kiev pasi kaluan kufirin nga Bjellorusia.
Putini do ta vizitojë homologun e tij bjellorus në Minsk të hënën.