Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini e diskuton me komandantët ushtarakë strategjinë për Ukrainën

Kremlini ka bërë të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi takime me komandantët e forcave të armatosura të premten, për të diskutuar fushatën e tij ushtarake në Ukrainë gjatë një vizite në selinë e operacionit.

“Të premten, presidenti kaloi gjithë ditën në stafin e ushtrisë të përfshirë në operacionin ushtarak special. Udhëheqësi rus u takua me ministrin e tij të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe shefin e shtabit të përgjithshëm, Valery Gerasimov, dhe mbajti diskutime të veçanta me komandantët nga degë të ndryshme të mbrojtjes”, thuhet në deklaratë.

Në pamjet video të publikuara nga Kremlini, Putini shihet duke kryesuar takimin e një numri të madh personash të pranishëm në një tryezë rrethore.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt derisa javës së fundit Rusia i ka ashpërsuar sulmet në disa pjesë të territorit të shtetit, përfshirë edhe Kievin.

Artikuj të ngjashëm