Vladimir Putin, president i Rusisë, ka lëshuar një urdhër për rekrutimin e më shumë se 100 mijë rusëve në Ushtri – që paraqet rekrutimin më të madh vjeshtor që prej vitit 2016.
Kremlini po planifikon t’i rekrutojë 135 mijë të rinj të moshave 18 deri 30 vjeç, në shërbimin e rregullt mes tetorit dhe dhjetorit. Shërbimi ushtarak zakonisht zgjat një vit qëndrimi në një bazë brenda Rusisë.
Edhe pse shërbimi i rregullt nuk nënkupton zyrtarisht dërgimin në fushëbetejën me Ukrainën – që konsiderohet mobilizim nën ligjet luftarake ruse. Ata që kompletojnë stërvitje ushtarake janë të prirë të dërgohen në luftë.
Rusia raportohet se po përjeton humbje të mëdha në njerëz në Ukrainë, në vijën e frontit 1000-kilometërhse.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Britani, më shumë se një milion ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur gjatë luftës. Në shtator të 2024-s, Putini e rriti numrin e ushtarëve në 1.5 milionë, duke e bërë ushtrinë një prej forcave më të mëdha ushtarake në botë.
Që nga fillimi i luftës më 2022, kuota e rekrutimit të përvitshëm është rritur me mesatare prej pesë për qind. Sivjet është numri më i madh i rekrutimit që prej vitit 2016 kur ishin ftuar 160 mijë të rinj.