Botë

Protesta në Turqi pasi policia bllokoi selinë e partisë kryesore opozitare në Stamboll

Protesta Stamboll

Foto: Associated Press

Policia turke është përleshur me protestuesit në Stamboll të hënën, pasi u ngritën barrikada jashtë selisë së Partisë Republikane Popullore (CHP) të opozitës.

Përleshjet ndodhën pasi qindra protestues sulmuan barrikadat e ngritura nga policia si pjesë e një goditjeje disamujore ndaj opozitës në vend, raporton AP.

Sipas mediave lokale, protestuesit u mblodhën pasi kreu i CHP-së, Özgür Özel, i cili i denoncoi barrikadat e policisë si një "rrethim", u bëri thirrje banorëve të Stambollit të protestojnë kundër përpjekjeve për të kufizuar qasjen në selinë e partisë.

CHP, partia kryesore opozitare e Turqisë, po përballet me një goditje të madhe nga qeveria.

Gati 200 anëtarë të partisë janë larguar ose arrestuar, përfshirë kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, një rival i shquar i presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Arrestimi i İmamoglu ka shkaktuar demonstrata të mëdha kundër qeverisë.