Qindra persona në Seul të Koresë së Jugut kanë protestuar kundër lirimit të ujërave nga qendra bërthamore e Fukushimas.
Tubimi i së shtunës është pjesë e serisë së protestave qëkur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore miratoi planet e Japonisë për zbrazjen e ujit nga Fukushima.
Agjencia Ndërkombëtare ka sqaruar se qendra japoneze ka përmbushur të gjitha standardet e sigurisë dhe uji nuk përmban rrezik për ambientin. Qeveria japoneze kishte njoftuar se zbrazja e ujit në oqean do të bëhej gjatë verës, por nuk kishte bërë të ditur datën e saktë të planit.
Artikuj të ngjashëm
-
Fillon shkarkimi i dytë i ujërave radioaktive nga Fukushima në oqean
-
Fillon zbrazja e ujit radioaktiv nga Fukushima në Oqeanin Paqësor
-
Japonia synon shkarkimin e ujërave radioaktivë nga Fukushima që prej 24 gushtit
-
Shkarkimi i ujërave radioaktive nga Fukushima do të nisë më 24 gusht
-
Japonia do të vendosë të martën datën e shkarkimit të ujërave radioaktive në oqean