Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkarkimi i ujërave radioaktive nga Fukushima do të nisë më 24 gusht

Qeveria japoneze ka njoftuar të martën se nga 24 gushti do të fillojë shkarkimin e ujërave radioaktive të trajtuara nga termocentrali bërthamor Fukushima Daiichi, në oqean.

Ky hap i diskutueshëm vlerësohet nga qeveria si thelbësor për dekadat që duhet të punohet për mbylljen e objektit, reaktori i të cilit është shkrirë 12 vjet më parë.

Një tërmet i madh dhe cunami shkatërruan sistemet e ftohjes së termocentralit Fukushima Daiichi, duke shkaktuar shkrirjen e tre prej reaktorëve të tij dhe duke ndotur ujin e tyre ftohës.

Kryeministri Fumio Kishida ka udhëzuar operatorin, Tokyo Electric Power Company Holdings, që të përgatitet për të filluar shkarkimin e ujërave, ditën e enjte nëse e lejon moti.

Kishida ka thënë se qeveria ka bërë gjithçka për momentin, për të garantuar sigurinë e planit, për të mbrojtur reputacionin e industrisë së peshkimit të Japonisë dhe për të shpjeguar qartë bazën shkencore në mënyrë që të arrihet mirëkuptim brenda dhe jashtë vendit.

Në ndërkohë grupet në Korenë e Jugut dhe Kinë kanë ngritur shqetësimet e tyre, duke e kthyer atë në një çështje politike dhe diplomatike.

Edhe Japonia synon shkarkimin e ujërave radioaktivë nga Fukushima që prej 24 gushtit Botë Japonia synon shkarkimin e ujërave radioaktivë nga Fukushima që prej 24 gushtit

Ministria e Jashtme e Kinës është deklaruar të martën se ishte kundër njoftimit të Japonisë mbi shkarkimin e ujërave radioaktive të trajtuara nga termocentrali bërthamor Fukushima Daiichi.

Ndërsa zyrtarët e Hong Kongut kanë paralajmëruar se po planifikojnë të pezullojnë importimin e produkteve të detit nga 10 prefektura japoneze pas njoftimit të qeverisë japoneze.

Qeveria japoneze ndërkohë ka thënë se uji duhet të hiqet për të krijuar vend për çaktivizimin e centralit dhe për të parandaluar rrjedhjet aksidentale nga rezervuarët. / AP