(AP) - Operatori “Tokyo Electric Power Company Holdings (TEPCO)”, ka njoftuar se ka filluar shkarkimin e sasisë së dytë të ujërave radioaktive në oqean, pasi shkarkimi i sasisë së parë ka përfunduar me sukses.
TEPCO bëri të ditur se pompat janë aktivizuar për të holluar ujin radioaktiv me sasi të mëdha të ujit të detit, duke e dërguar ngadalë përzierjen në oqean përmes një tuneli nënujor.
Shkarkimet e ujërave radioaktive, të cilat pritet të vazhdojnë për dekada, janë kundërshtuar shumë nga ambientalistët dhe vendet fqinje, përfshirë Korenë e Jugut.
Kina po ashtu nuk ka importuar më ushqime të detit nga Japonia, duke dëmtuar kështu rëndë prodhuesit dhe eksportuesit japonezë.
Shkarkimi i parë i ujërave radioaktive nga Fukushima filloi më 24 gusht dhe përfundoi më 11 shtator. Gjatë shkarkimit të dytë, TEPCO planifikon të zbraz 7.800 tonë ujë radioaktiv në Oqeanin Paqësor gjatë 17 ditëve.
-
Fillon zbrazja e ujit radioaktiv nga Fukushima në Oqeanin Paqësor
-
Japonia synon shkarkimin e ujërave radioaktivë nga Fukushima që prej 24 gushtit
-
Shkarkimi i ujërave radioaktive nga Fukushima do të nisë më 24 gusht
-
Japonia do të vendosë të martën datën e shkarkimit të ujërave radioaktive në oqean
-
Protesta kundër planeve të Japonisë për lirimin e ujit bërthamor në oqean