Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Japonia do të vendosë të martën datën e shkarkimit të ujërave radioaktive në oqean

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka bërë të ditur se data e shkarkimit të ujërave radioaktive, të trajtuara nga centrali bërthamor Fukushima Daiichi, do të vendoset në mbledhjen e nesërme të kabinetit.

Qeveria njoftoi planin e shkarkimit të ujërave dy vjet më parë dhe që atëherë është përballur me kundërshtime të forta nga organizatat japoneze të peshkimit, të cilat shqetësohen për dëmtimin e mëtejshëm të botës ujore, derisa po përpiqen të rikuperohen nga tërmeti, cunami dhe katastrofa bërthamore e vitit 2011.

Grupet në Korenë e Jugut dhe Kinë, gjithashtu kanë shprehur shqetësime, duke e kthyer atë në një çështje politike dhe diplomatike.

Ndërkohë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, kërkoi bashkëpunim nga Japonia për të përmirësuar transparencën dhe besueshmërinë, dhe në një raport përfundimtar në muajin korrik arriti në përfundimin se plani, nëse zbatohet siç është projektuar, do të shkaktojë ndikim të papërfillshëm në mjedis dhe shëndetin e njerëzve. / AP