Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, hëngri ushqime “shumë të shijshme” peshku. Ai ftoi në drekë ministrat e tij dhe u shtroi peshk nga Fukushima.
Kjo vjen pas kritikave për shkarkimin në det të ujërave radioaktive nga centrali bërthamor i Fukushimës.
Rregullatori i Kombeve të Bashkuara ka thënë se shkarkimi i ujërave në Oqeanin Paqësor është i sigurt dhe se nuk do të ketë ndikim në njerëz dhe mjedis.
Por Kina, blerësi kryesor i peshkut të Japonisë, ka lajmëruar se do t’i ndalojë tërësisht produktet e detit për shkak të shqetësimeve për shëndetin e konsumatorëve të saj.
Japonia nisi derdhjen e ujërave radioaktivë më 24 gusht, si pjesë e operacionit për mbylljen përfundimtare të centralit i cili u godit nga cunami në vitin 2011 duke shkatërruar sistemet e ftohjes e që shkaktoi shkrirjen e tre reaktorëve.
-
Japonia do të vendosë të martën datën e shkarkimit të ujërave radioaktive në oqean
-
Kryeministri japonez kritikon testimet e shpeshta të raketave të Koresë së Veriut
-
Fillon zbrazja e ujit radioaktiv nga Fukushima në Oqeanin Paqësor
-
Japonia synon shkarkimin e ujërave radioaktivë nga Fukushima që prej 24 gushtit
-
Shkarkimi i ujërave radioaktive nga Fukushima do të nisë më 24 gusht