Prokurorët belgë kanë thënë të enjten se disa individë janë arrestuar për t'u marrë në pyetje në lidhje me përfshirjen e tyre të dyshuar në korrupsion aktiv brenda Parlamentit Evropian.
Prokurorët kanë thënë se 21 kontrolle janë kryer nga Policia Federale në rajonin e Brukselit, si dhe në Flanders, Wallonia dhe Portugali, raporton Reuters.
Prokurorët nuk kanë zbuluar emrat dhe funksionet e personave të përfshirë dhe nuk ishin të disponueshëm për komente të mëtejshme.
Korrupsioni, falsifikimi dhe përdorimi i dokumenteve false besohet se kanë ndodhur rregullisht dhe në mënyrë "shumë diskrete" nga viti 2021 deri më sot, kanë thënë prokurorët.
"Kjo ka ndodhur nën maskën e lobimit komercial dhe duke përfituar në mënyra të ndryshme, të tilla si shpërblimi për marrjen e posteve politike apo dhuratat e tepërta si ushqimi dhe shpenzimet e udhëtimit apo ftesa të rregullta për ndeshje futbolli", kanë njoftuar ata.
Prokurorët kanë thënë se janë sekuestruar disa dokumente dhe pajisje objekte, me qëllim zbulimin e çdo prove për pastrim parash.
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Prokurorët e BE-së arrestojnë 21 kroatë nën dyshimin për mashtrim
-
Policia belge kryen bastisje nën dyshimin për organizim të një sulmi terrorist
-
Policia kontrollon Parlamentin Evropian nën dyshimin për ndërhyrje ruse
-
Belgjika do t’i hetojë dyshimet për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet evropiane