Polonia ka njoftuar të shtunën se mbyllur një ndërtesë të shkollës së mesme pranë Ambasadës ruse në Varshavë, e destinuar për fëmijët e diplomatëve, një veprim që ambasadori rus e quajti “të paligjshëm”.
Mosmarrëveshja për ndërtesën shumëkatëshe të viteve 1970, të cilën qytetarët e Varshavës e quanin “foleja e spiunëve”, vazhdon prej një viti.
“Kjo ndërtesë i përket bashkisë së Varshavës”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme polake, Lukasz Jasina, duke shtuar se lëvizja pasoi një urdhër të përmbaruesit.
Ministria thekson se Moska e sheh këtë veprim si “një akt tjetër armiqësor nga autoritetet polake” dhe “një shkelje flagrante të Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike të vitit 1961 dhe një tjetër shkelje ndaj pronave diplomatike ruse në Poloni”.