Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Politikani amerikan shpallet fajtor për vrasjen e gazetarit hulumtues

Robert Telles

Foto: Getty

Një politikan nga Nevada është shpallur fajtor të mërkurën për vrasjen e një gazetari hulumtues i cili pati shkruar artikuj kritik për punën e tij sa ishte në detyrë. 

Robert Telles është në burg që nga viti 2022 për therjen e gazetarit Jeff German. 

Në gjyq, prokurorët prezantuan prova ADN-je të gjetura në thonjtë e Germanit të cilat thanë se i përkisnin Tellesit – i cili ishte deklaruar i pafajshëm. 

Megjithatë, një juri prej 12 anëtarësh dha verdiktin të mërkurën për shpalljen fajtor të tij, raportoi BBC. 

Telles, i cili ishte zgjedhur në krye të Administratës Publike në Clark County më 2018, doli para gjykatës dhe tha se nuk ishte fajtor. 

Edhe Deklarohet i pafajshëm burri që akuzohet për tentimvrasjen e Trumpit Botë Deklarohet i pafajshëm burri që akuzohet për tentimvrasjen e Trumpit

Pas verdiktit të jurisë, ai tani përballet me dënim me burgim të përjetshëm.  

Në shtator 2022, German ishte gjetur i therur shtatë herë jashtë shtëpisë së tij në Nevada. Ai kishte kaluar më shumë se katër dekada duke mbuluar fushën e korrupsionit. Kishte shkruar disa artikuj për Tellesin.