Një kandidat lokal i Alternativës për Gjermaninë (AfD) është therur me thikë në Mannheim të martën në mbrëmje, raporton “Bild”.
Autori u arrestua menjëherë.
Politikani kapi në flagrancë autorin duke grisur posterat e AfD-së. Kur u përball me të, e sulmoi me thikë.
Politikani është ende në spital, jashtë rrezikut për jetën. AfD-ja është shprehur e tronditur me sulmin, duke e lidhur me “sulm nga ekstremistët e majtë”.
Incidenti pason sulmin brutal me thikë në qytetin e Mannheimit më 31 maj. Afganistani Sulaiman Ataee (25 vjeç) vrau një oficer policie dhe plagosi disa persona. Sulmi me sa duket kishte për qëllim kritikun islam Michael Stürzenberger (59 vjeç).
Gjithashtu, Gjermania është alarmuar me numrin në rritje të sulmeve ndaj politikanëve. Javëve të fundit, dhjetëra politikanë janë sulmuar në mënyra të ndryshme.
-
Sulmi me thikë në Gjermani kishte motive islame, thonë autoritetet
-
Vdiq polici që u plagos në sulmin me thikë në Manheim të Gjermanisë
-
Therje me thikë në Gjermani, mes tyre i lënduar edhe një aktivist anti-islam
-
Kryebashkiakja e një qyteti në Gjermani plagoset rëndë me thikë
-
Vdesin gjashtë kandidatë të AfD-së pak para zgjedhjeve lokale