Policia spanjolle do të vendoset në Ukrainë për të mbështetur autoritetet e vendit “në hetimin e krimeve të mundshme të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”, tha të hënën kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
Përveç kësaj, një qendër trajnimi për ushtarët ukrainas pritet të fillojë të funksionojë në qytetin spanjoll të Toledos deri në fund të nëntorit, shtoi Sanchez gjatë një fjalimi në sesionin e 68-të vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Madrid, shkruan BBC-ja.
“Ne do të marrim pjesë në misionin e trajnimit të BE-së”, i tha Sanchez asamblesë.
BE-ja krijoi zyrtarisht një “mision ndihme ushtarake” në mbështetje të Ukrainës më 17 tetor, “për të rritur aftësinë ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës për t'i lejuar ato të mbrojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, tha Këshilli i BE në një deklaratë javën e kaluar.
-
Spanja do t’i dërgojë Ukrainës raketa dhe tanke kundër artilerisë ruse
-
Ministrat e Jashtëm të BE-së do të mbajnë takim “historik” në Ukrainë
-
Kryeministri spanjoll në Kiev për përkrahjen nga BE-ja
-
Vizitë surprizë në Kiev, Zelenskyt i shkon një tjetër lider i madh
-
Von der Leyen: BE-ja do të përpiqet të krijojë një gjykatë të specializuar