Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministri spanjoll në Kiev për përkrahjen nga BE-ja

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar për civilë të vrarë nga bombardimet e Rusisë në lindje dhe jug të vendit. Ukraina është bombarduar në ditën e vizitës nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez. Ai ka shkuar në Kiev për të konfirmuar përkrahjen nga Madridi dhe BE-ja.

Në fjalimin e tij në parlamentin ukrainas, Sanchez ka thënë se “Evropa do të jetë me Ukrainën për aq kohë sa nevojitet.

Kryeministri spanjoll është takuar edhe me presidentin Volodymyr Zelensky.

Të enjten për vizitë në Ukrainë ishte edhe ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence. Ai ka thënë se SHBA-ja duhet të vazhdojë me ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Të shtunën, zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se tre civilë janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur nga bombardimet. Tre civilët kanë vdekur në rajonin e Donetskut, në të cilin po vazhdojnë luftimet e ashpra pas nisjes së kundërofensivës nga forcat ukrainase.