Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të mbajnë takim “historik” në Ukrainë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim “historik” në Kiev të hënën për të ofruar mbështetje për Ukrainën, tha shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell.

Në një seri postimesh në X, dikur në Twitter, Josep Borrell tha se ky do të jetë “takimi i parë ndonjëherë i të gjitha 27 shteteve anëtare jashtë BE-së”.

“Ne po thërrasim një takim historik të ministrave të jashtëm të BE-së këtu në Ukrainë, vend kandidat dhe anëtar të ardhshëm të BE-së”, tha Borrell. “Ne jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për populli ukrainas”.