Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Borrell të hënën pret ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor

Josep Borrell

Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të hënën do të presë ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi BE – Ballkan Perëndimor në kuadër të ministrave të jashtëm do të nisë nga ora 17:30 është njoftuar nga Bashkimi Evropian.

“Këtë javë, Josep Borrell do të kryesojë takimin ministror BE – Ballkan Perëndimor në Bruksel, ku do të jetë gjashtë ministrat e jashtëm të rajonit. BE-ja llogarit në reagim të unifikuar të anëtarëve të ardhshëm ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë”, është shkruar në platformën “X” nga faqja e BE-së për Politikë të Jashtme.