Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë nesër një takim të përbashkët me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor.
Diskutimi mes 27 shefave të diplomacisë evropiane dhe gjashtë ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit do të shërbejë si nxitje për vazhdimin e diskutimeve mbi situatën në rajon.
Pritet që ministrat e jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera, të diskutojnë për përgatitjet për samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në qershor në Tivat të Malit të Zi.
Në këtë drejtim, zyrtarë të njohur me përgatitjet e takimit kanë theksuar se ndër temat që Brukseli dëshiron t’i mbajë në fokus do të jetë edhe dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Këto burime paralajmërojnë se zyrtarët e Brukselit nuk janë të kënaqur me dinamikën e procesit.
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
-
BE-ja nuk është e kënaqur me dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi
-
Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat përfundon pa deklaratë të përbashkët
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor sot në Tivat, Kosova kërkon trajtim të drejtë në procesin e zgjerimit