Shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell do t’i presë në drekë pune liderët e Ballkanit Perëndimor në New York të mërkurën, ka njoftuar të premten Komisioni Evropian.
Në një deklaratë që përshkruan aktivitetet e javës së ardhshme të zyrtarëve të BE-së gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, KE-ja ka shkruar se Borrelli “do të presë gjashtë udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor për një drekë tradicionale pune”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSesioni i OKB-së në New York, sipas njoftimit të KE-së, do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të BE-së, duke përfshirë Borrellin dhe presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.
“Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën”, thuhet tutje në njoftim.
Von der Leyen të enjten priti në një dreke pune gjashtëshen ballkanike: kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministrin e Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. U diskutua për progresin në Agjendën e Reformave.