Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka takuar ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Austri.
“Diskutuam se si ta ndërtojmë një Evropë më të bashkuar bashkë”, ka shkruar ai në platformën X.
Një ditë më parë, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se në takimin që do ta mbajnë të premten në Vjenë do të paraqesë qëndrimet rreth sigurisë në Evropë dhe rajon e se do të avokojë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE.
“Në takimin e nesërm do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe do të avokojmë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojës së ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ajo.
Bashkimi Evropian pati njoftuar për diskutimet e përbashkëta të Borrellit si dhe takimet dypalëshe me kryediplomatë.
-
Gërvalla takohet me Kallasin të dielën
-
Gërvalla në Vjenë ngre nevojën për veprime konkrete mbi stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
-
Gërvalla: Kosova kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor
-
Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së
-
Gërvalla kërkon anëtarësim të shpejtë të Kosovës në Këshill të Evropës