Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka ngrehur nevojën që të ndërmirren veprime konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Në takimin në Vjenë me liderë të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera dhe përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Gërvalla ka bërë thirrje për shpejtim të procesit të anëtarësimit në BE.
“Para homologëve nga shtetet pjesëmarrëse, në dy panele të ndara shpalosa qëndrimet e Republikës së Kosovës rreth sigurisë në Evropë dhe në rajon, reformat e thella të ndërmarra për sundim të ligjit, ngritjen e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik si dhe bëra thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur ajo përmes Facebookut.
Takimi pati synim përkrahjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor për një integrim sa më të shpejtë në strukturat e BE-së, por u diskutua edhe për agresionin rus në Ukrainë.
-
Gërvalla: Dialogu duhet të çojë në njohjen reciproke, BE-ja të bëjë veprime ndaj Serbisë
-
Gërvalla: Venezuela është e angazhuar për destabilizim në Ballkan
-
Gërvalla: Përgjigjja më e mirë ndaj agresionit rus, integrimi i shteteve proevropiane
-
Borrelli takon kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor, Gërvalla lobon për anëtarësim
-
Gërvalla: Kosova kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor