Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje që Kosova të anëtarësohet sa më shpejtë në Këshill të Evropës.
Gërvalla të martën është takuar me një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ajo ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës do të ishte në përfitim të gjithë qytetarëve.
“Takim produktiv me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Diskutuam për përparimin e Kosovës në demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut. Kam cekur nevojën për anëtarësim të shpejtë në Këshill të Evropës, dhe kam përmendur përfitimet e drejtpërdrejta për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Gërvalla në platformën “X”.
Productive meeting with Council of Europe Parliamentary Assembly delegation. Discussed Kosova's progress in democracy, rule of law, and human rights. Emphasized the need for swift membership, highlighting the direct benefits for all citizens. #KosovoEUIntegration ???? pic.twitter.com/BTW7IRb1EE
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) December 5, 2023
-
Gërvalla për anëtarësimin në KiE: Kosova gjithmonë duhet t’i mbipërmbushë kërkesat
-
Gërvalla: Komiteti i Ministrave të mblidhet e të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
-
Gërvalla në Vjenë ngre nevojën për veprime konkrete mbi stabilitetin në Ballkanin Perëndimor
-
Borrelli takon kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor, Gërvalla lobon për anëtarësim
-
Kosova s’e kalon “hapin e fundit” për në Këshill të Evropës