Planet për një takim dypalësh midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky tani janë "në proces", me "shumë opsione" që po diskutohen, ka thwnw të martën Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Ajo ka refuzuar vazhdimisht të përgjigjet pyetjeve në lidhje me vendet specifike, raporton CNN.
"Të dy udhëheqësit kanë shprehur gatishmërinë për t'u ulur me njëri-tjetrin, dhe kështu ekipi ynë i sigurisë kombëtare do t'i ndihmojë të dy vendet ta bëjnë këtë", u ka thwnw Leavitt gazetarëve në konferencën e Shtëpisë së Bardhë.
E pyetur nga gazetarwt se si planet ndryshua, nga një takim i mundshëm trepalësh në një takim të parë dypalësh, Leavitt ka thwnw se "ishte një ide që evoluoi gjatë bisedave të Trumpit me presidentin Putin, presidentin Zelensky dhe udhëheqësit evropianë", të cilët, tha ajo, "të gjithë pajtohen se ky është një hap i parë i shkëlqyer".
Trumpi, ka shtuar ajo, është "dakord" me idenë e një takimi dypalësh pa praninë e SHBA-së.
“Në fund të fundit, presidenti gjithmonë ka thënë se ka fusha mosmarrëveshjesh në këtë luftë që do të duhet të diskutohen dhe të vendosen nga këto dy vende. Dhe kështu, ai dëshiron që këto dy vende të angazhohen në diplomaci të drejtpërdrejtë”, wshtw shprehur Leavitt.
-
Trumpi dhe Zelensky po mbajnë takim me dyer të mbyllura në Washington
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin
-
Trump: Do t’i takoj Putinin e Zelenskyn vetëm pasi të arrihet marrëveshja
-
Ukraina kërkon takim Trump–Zelensky në SHBA këtë javë
-
S’ka plane për takim Trump-Putin së shpejti, thotë Shtëpia e Bardhë