Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur dhe tetë të tjerë të lënduar si pasojë e shpërthimit të gazit në një qendër tregtare në Tajvan të enjten.
Shpërthimi ka ndodhur në sektorin e ushqimit në katin e 12-të të qendrës “Shin Kong Mitsukoshi” në qytetin Taichung, ka bërë të ditur Byroja e Zjarrfikësve Taichung, raporton AP.
Ndër të vdekurit janë dy vizitorë nga Macau, ndërsa një i tretë po nga Macau është plagosur rëndë, ka konfirmuar të enjten Zyra e Turizmit në Makao.
Mediat lokale raportuan se ata ishin pjesë e një familjeje prej shtatë anëtarësh që ndodheshin atje në pushime.
Kryebashkiaku i Taichung, Lu Shioë-yen ka thënë se zyra e zjarrfikësve do të fokusohej fillimisht në një operacion shpëtimi, por një hetim është gjithashtu duke u zhvilluar dhe oficerët po kontrollojnë nëse ka burime të tjera rreziku.
Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, ka thënë se ai ka kërkuar nga të gjitha agjencitë përkatëse qeveritare që të hetojnë shkakun e aksidentit.
-
Të paktën një i vdekur e 4 të lënduar si pasojë e zjarrit në rezervuarët e gazit në Tajlandë
-
Të paktën 27 viktima nga zjarri që përfshiu një lokal në Tajlandë
-
Të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë
-
Mbi 80 të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Kinë
-
Kina evakuon 2 milionë banorë pasi tajfuni Ragasa i afrohet jugut