Tajfuni Ragasa, një nga më të fuqishmit në vite, ka goditur Hong Kongun duke shkaktuar dëme të shumta.
Tajfuni ka lënë pas shkatërrime vdekjeprurëse në Tajvan dhe Filipine. Të paktën 14 persona kanë vdekur në Tajvan dhe katër vdekje janë raportuar në Filipine.
Ndërkohë, Kina ka evakuuar rreth 2 milion banorë nga provinca Guangdong.
Erërat e forta zgjuan banorët e Hong Kongut në orët e para të mëngjesit të së mërkures, rrëzuan shtylla elektrike, pjesë të çatisë së një ure për këmbësorë dhe rrëzuan qindra pemë në të gjithë qytetin.
At least 14 people have died after a barrier lake flooded in eastern Taiwan due to torrential rain from Typhoon Ragasa. Over 100 people remain missing. pic.twitter.com/xd4Ol9reKk
— TaiwanPlus News (@taiwanplusnews) September 24, 2025
Disa anije u përplasën në breg.
Zonat përreth disa lumenjve dhe shëtitoreve u përmbytën, duke përfshirë korsitë e biçikletave dhe sheshet e lojërave.
Mbi 30 të lënduar u trajtuan në spitale.
Hong Kongu e ka ulur paralajmërimin për tajfun në nivelin 8 nga niveli më i lartë 10 i lëshuar herët të mërkurën, teksa Ragasa kalon pranë bregdetit të saj jugor në rrugën e saj drejt provincës Guangdong në Kinën jugore.