Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur të hënën në Turqi, nga përplasja në ajër e dy helikopterëve ushtarakë turq.
Autoritetet kanë bërë të ditur se njëri nga helikopterët është rrëzuar si pasojë e përplasjes, ndërkaq tjetri ka arritur të ulet në mënyrë të sigurt, raporton AP.
Një person ka shpëtuar me lëndime dhe po trajtohet në një spital, citohet të ketë thënë guvernatori Abdullah Erin.
Përplasja ka ndodhur në provincën jugperëndimore të Ispartës, gjatë fluturimeve të rregullta stërvitore, sipas guvernatorit.
Në mesin e viktimave është një gjeneral brigade që ishte në krye të shkollës së aviacionit.
Nuk dihet menjëherë se çfarë e shkaktoi kontaktin e dy helikopterëve. Erin ka konfirmuar se hetimi ka nisur.
-
4 të vdekur nga përplasja e një helikopteri në një spital në Turqi
-
Një avion ushtarak përplaset në Turqi, vdesin dy pilotët
-
Dy të vdekur nga përplasja e helikopterëve të zjarrfikësve në Greqi
-
Përplasen dy helikopterë në Greqi gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarreve
-
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një autobusi në Turqi