Pesë persona mbetën të vdekur kur dy aeroplanë, njëri që i përkiste rojeve bregdetare, u përplasen mes vete në Tokio dy ditë më parë. Aeroplani i pasagjerëve, Airbus A350, ishte në flakë i tëri, ndërsa të gjithë pasagjerët u evakuuan shëndosh e mirë. Ekspertët e aviacionit tani kanë analizuar se si materialet moderne me të cilat është prodhuar aeroplani kanë shpëtuar 379 pasagjerët nga vdekja e sigurt. Personat që vdiqën ishin në bord të aeroplanit të rojeve bregdetare.
Sipas një analize të Telegraph, kjo është hera e parë që një Airbus A350 shkatërrohet në një aksident.
“Ky model është aeroplani i parë i që është bërë kryesisht nga kompozita me fibra karboni”, ka thënë eksperti i aviacionit, Andreas Spaeth.
Spaeth ka zbuluar se aeroplani ishte prodhuar rishtazi.
“Të shohësh që të gjithë u evakuuan në mënyrë të sigurt është mrekulli e vërtetë. Ne kurrë nuk kemi parë një aeroplan me fibër karboni të digjet më parë. Struktura është mbajtur mjaft mirë”, ka theksuar ai.
Edhe
Rregullat e sigurisë ajrore “të shkruara me gjak” në Japoni
Fakti që aeroplani ishte bërë nga fibra karboni, sipas Spaeth, ishte kontribuuesi më i madh në parandalimin e një tragjedie më të madhe.
“Ka Boeing 787 dhe Airbus 350 si aeroplanë të bërë nga fibra karboni në vend të aluminit. Brendësia ka gjithashtu materialet më të fundit për mbulesat e ulësve, mbulesat e mureve dhe qilimat. Ne kemi standarde shumë strikte në ditët e sotme. Normalisht nuk do t'i shihni kurrë në jetën reale se si këto materiale reagojnë në të vërtetë në një zjarr të madh, kështu që ky ishte konfirmim se standardet në të vërtetë i shërbejnë qëllimit”, shpjegoi Spaeth.
Themeluesi dhe drejtori i Byrosë së Sigurisë së Aviacionit në Gjermani, Jan-Arwed Richter, ra dakord me deklaratën se fibra e karbonit luajti rol kyç në shpëtimin e jetëve.
“Çdo aeroplan modern është projektuar, prodhuar dhe certifikuar për të lejuar evakuim të sigurt brenda 90 sekondave. Ky aksident tregoi se koncepti funksionon”, ka thënë ai.
Shumë ekspertë vlerësuan pilotët dhe ekuipazhin e “Japan Airlines”, të cilët i nxorën shpejt pasagjerët pa marrë valixhet.
Edhe
Dyshime për keqkomunikim në aeroportin e Tokios
“Ky është rezultat i jashtëzakonshëm dhe mendoj se ka disa njerëz që ishin veçanërisht të lumtur sot. Mesazhi këtu është vërtet i rëndësishëm. Nëse diçka e tillë ju ndodh, ju keni një shans dhe një prioritet, që është të evakuoheni”, thonë ekspertët.