Gjykata e Apelit në Paris ka shpallur fajtorë kompaninë ajrore Air France dhe prodhuesin e aeroplanëve Airbus për vrasje nga pakujdesia lidhur me rrëzimin e fluturimit AF447 në vitin 2009, ku humbën jetën 228 persona.
Aeroplani, që po udhëtonte nga Rio de Janeiro drejt Parisit, u rrëzua në Oqeanin Atlantik pasi kishte hyrë në një stuhi dhe kishte humbur kontrollin, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.
Vendimi vjen pasi një gjykatë në Paris i kishte liruar nga përgjegjësia penale të dy kompanitë në prill të vitit 2023. Megjithatë, pas ankesës së familjarëve të viktimave, Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim dhe i shpalli fajtorë të dyja kompanitë për përgjegjësi korporative në tragjedinë ajrore.
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm familjarë të viktimave, shumica prej të cilëve ishin shtetas francezë, brazilianë dhe gjermanë.
Gjykata kërkoi që Air France dhe Airbus të paguajnë gjobën maksimale prej 225 mijë eurosh secila. Megjithatë, disa nga familjet e viktimave e kritikuan shumën, duke e cilësuar si një “dënim simbolik” në raport me përmasat e tragjedisë.
-
11 të vdekur nga rrëzimi i avionit në Francën verilindore
-
Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan
-
12 të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit në Missouri të SHBA-së
-
Tre të vdekur nga shpërthimi i hantavirusit në një anije në Oqeanin Atlantik
-
Tri viktima pas shpërthimit të virusit në anijen turistike në Atlantik