Aeroplani i “Japan Airlines” është përfshirë nga flakët në momentin e aterrimit në pistën e Tokios, ka raportuar BBC-ja të martën, derisa rreth 379 pasagjerë u tha se janë evakuuar nëpërmjet daljeve emergjente.
Mediumet japoneze kanë publikuar pamje nga aeroporti Haneda ku shihet avioni që po digjej, e ai tashmë është shkatërruar plotësisht.
Zjarrfikësit dhe ekipet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen ta vënë në kontroll zjarrin e madh.
Ende s’dihet arsyeja e incidentit.
Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka thënë se po merren me konstatimin e dëmeve.
“Japonia ka një rekord fenomenal kur bëhet fjalë për sigurinë e transportit. Evakuimi ka qenë i suksesshëm dhe është një kujtesë se sa shumë është bërëp ër trajnimin e ekuipazhit të kabinës. Fokusi ynë është te siguria. Ata janë njerëzit e fundit që evakuojnë aeroplanin dhe për sa i përket vlerës nominale, duket se ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë profesori Graham Braithëaite, drejtor i sistemeve të transportit.
Edhe
Aeroplanë mbi Janjevë u rrezikuan nga rreze laseri, Prokuroria inicion hetim
Japonia të hënën u godit nga një tërmet i fuqishëm.