Botë

Përmbytjet në Kinë lënë qindra të vdekur e mijëra shtëpi të shembura

Më shumë se 1.7 milionë persona janë prekur nga vërshimet e ashpra në krahinën veriore të Kinës, Shanzi. Reshjet e dendura të javës së kaluar kanë shkaktuar shembjen e shtëpive dhe rrëshqitje dheu në krejt 70 distriktet dhe qytetet e provincës.

Zyrtarët kanë thënë se reshjet e vazhdueshme kanë vështirësuar edhe punën e ekipeve të shpëtimit. Vërshimet kanë goditur rajonin pas më shumë se dy muajsh pas reshjeve të kaluara që në provincën Henan ua morën jetën më shumë se 300 personave.

Në provincën Hebei një autobus ka rënë në lumë. Raportohet se 11 prej 51 pasagjerëve kanë humbur jetën. Autoritetet lokale kanë paralajmëruar se reshje shiu do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme në këtë pjesë të Kinës. Në Shanzi ndodhen edhe një pjesë e rëndësishme e monumenteve të trashëgimisë kulturore që rrezikojnë të shemben.