Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në kryeqytetin e Kinës, Pekin teksa veriu i shtetit aziatik po përjeton disa ditë me reshje të dendura shiu dhe përmbytje.
Autoritetet në kryeqytetin kinez kanë evakuuar rreth 80,000 njerëz, pasi parashikimet e fundit të motit tregojnë për më shumë shi gjatë ditës së martë.
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka urdhëruar “përpjekje të gjithanshme” për kërkim dhe shpëtim, me qëllimin për të shmangur rritjen e numrit të viktimave.
Sipas korrespondentit të BBC-së në Kinë, Stephen McDonnell, rreth 130 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike dhe dhjetëra rrugë janë bllokuar ose shkatërruar nga përmbytjet.
Pekini nuk është i panjohur me motin ekstrem në këtë periudhë të vitit. Përmbytjet në korrik të vitit 2012 shkaktuan 79 viktima, që deri më tani është bilanci më i lartë i një fatkeqësie të këtillë në qytet.
-
Shkon në mbi 500 numri i të vdekurve në Nepal, mbi 1.500 të zhdukur
-
Mbi 150 të vdekur nga përmbytjet në kufirin Nepal-Tibet
-
Përmbytje masive në Nepal, të paktën 17 të vdekur
-
Reshjet e jashtëzakonshme në Japoni lënë tetë të vdekur
-
8 viktima në Filipine e mbi një milion të evakuuar në Kinë nga tajfuni “Dolphin”