Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e përmbytjeve të shpejta në Kinë, ka raportuar transmetuesi shtetëror CCTV.
Tetë persona kanë vdekur në provincën Sichuan ndërsa 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të mëdha në fshatin Xinhua në jugperëndim të vendit, raporton AP.
Fatkeqësia ndodhi rreth orës 2:30 të mëngjesit të së shtunës, duke dëmtuar mbi 40 shtëpi dhe duke prekur 1,254 banorë në fshat, sipas autoriteteve lokale.
Përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë, ndërsa rrugët dhe komunikimet janë restauruar pjesërisht.
Diku tjetër në provincën veriperëndimore Shaanxi të premten, një shembje ure la të vdekur 12 persona, derisa shpëtimtarët po përpiqen ende për të gjetur 31 të tjerë që vazhdojnë të mbeten të zhdukur.
-
Përmbytjet në kryeqytetin e Kinës lënë të vdekur të paktën 30 persona
-
Pesë të vdekur e 83 të lënduar si pasojë e tornados në Kinë
-
Të paktën nëntë të vdekur nga përmbytjet në Kinën jugore
-
Mbi 60 mijë të evakuuar pas përmbytjeve në Kinë
-
Rrëshqitje toke në Kinë, të paktën dy të vdekur e rreth 50 të zhdukur